Asete

Fabrikat & Asetet Strategjike

Angazhimi ynë për cilësi fillon nga themeli – me investime të qëndrueshme në teknologji, pajisje moderne dhe fabrika betoni me kapacitet të lartë prodhimi, të vendosura strategjikisht në Durrës dhe Elbasan.

Asetet Tona

Asete

Qasja jonë ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe performancës teknike bazohet në një teknologji të re që përfshin mjetet më bashkëkohore.

AUTOPOMA BETONI

POMPA STACIONERE BETONI

ROBOT PER PERPUNIMIN E HEKURIT

SONDE PER SHPIMIN E PILOTAVE

Fabrika e Elbasanit

E pozicionuar në një nyje të rëndësishme industriale, kjo fabrikë ofron prodhim të betonit për struktura metalike, industriale dhe ndërtime civile. E pajisur me sistem të automatizuar dozimi dhe mikserë të rinj, garanton:

  • Kapacitet të lartë prodhimi ditor

  • Cilësi konstante të kontrolluar nga laborator teknik

  • Fleksibilitet për porosi të personalizuara për kantierë të mëdhenj

Fabrika e Durrësit

E orientuar drejt projekteve të mëdha infrastrukturore dhe porteve logjistike, kjo njësi prodhuese përfshin:

  • Impiant CIFA me silos të standardeve europiane

  • Makineri moderne për ngarkim dhe shpërndarje në terren

  • Akses të shpejtë drejt Portit të Durrësit dhe zonave industriale

Modeli ynë i Infrastrukturës

Ne investojmë për të prodhuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të pavarur. Asetet tona janë ndërtuar për efikasitet, siguri dhe performancë afatgjatë.

Përfshijnë:

  • 5 inxhinierë të specializuar në struktura, zbatim dhe kontroll cilësie

  • 3 ekonomistë me master në menaxhim financiar dhe ndjekje të projekteve

  • 10+ teknikë ndërtimi me mbi 20 vite përvojë

  • Repart i posaçëm për saldim, prerje metalike dhe përpunim llamarine deri në 70mm

  • Makinë prerëse CNC për çelik të galvanizuar dhe inox

  • Flotë e plotë kamionësh dhe mikserësh, gati për çdo terren pune